Zgjidh nivelin e partneritetit që i përshtatet markës suaj.
I përzgjedhur. Transparent. I ndërtuar për rritje .
Programi i Partneritetit ÇIKA është krijuar për të lidhur marka të besueshme me një komunitet aktiv wellness, përmes dukshmërisë së qartë, pozicionimit profesional dhe vlerës së matshme.
Çdo nivel partneriteti përfaqëson një fazë të ndryshme të rritjes së markës, duke ruajtur të njëjtat standarde cilësie, besimi dhe përzgjedhjeje në të gjithë platformën.
Çmimet hyrëse aplikohen për vitin e parë të Programit të Partneritetit ÇIKA.
Nuk jeni të sigurt cili nivel është i duhuri për ju?
Aplikoni për të nisur procesin e vlerësimit.
Akses i rezervuar përmes aplikimit.
600€ në vit
Çfarë përfshin :
Partner Presence
Kontrate - 1 vjeçare
• Dukshmëri e markës brenda aplikacionit ÇIKA
Marka juaj shfaqet në seksionin e partnerëve në aplikacionin ÇIKA gjatë gjithë periudhës së partneritetit.
• Kartë bazë e markës
Një prezantim i thjeshtë që përfshin logon dhe emrin e markës suaj.
• Trafik i drejtpërdrejtë drejt markës suaj (Instagram ose website)
Përdoruesit mund të aksesojnë markën tuaj përmes një linku të jashtëm (faqja në Instagram ose website zyrtar).
• Badge “Verified Community Partner”
Një shenjë verifikimi që konfirmon markën tuaj si pjesë të ekosistemit ÇIKA.
• Shfaqje e përfitimit për anëtarët (15%)
Anëtarët informohen që marka juaj ofron një përfitim ekskluziv prej 15% gjatë vizitës në ambientet tuaja.
Ideale për
Marka që hyjnë për herë të parë në ekosistemin ÇIKA dhe kërkojnë një prezencë të besueshme dhe të thjeshtë brenda aplikacionit.
Akses i rezervuar përmes aplikimit.
€ 1200 në vit
Çfarë përfshin :
Partner Visibility
Kontrate - 1 vjeçare
• Listim i markës në Marketplace ÇIKA (brenda aplikacionit)
Marka juaj listohet në platformën ÇIKA dhe mbetet e dukshme gjatë gjithë periudhës së partneritetit.
• Profil i dedikuar i markës me prezantim të zgjeruar
Një faqe e avancuar me hapësirë shtesë për historinë, pozicionimin dhe ofertat tuaja.
• Badge “Verified Community Partner”
Një shenjë verifikimi që konfirmon markën tuaj si pjesë e përzgjedhur e ekosistemit ÇIKA.
• Pozicionim prioritar në kategorinë tuaj
Marka juaj shfaqet në pozicione prioritare brenda kategorisë përkatëse gjatë navigimit në marketplace.
• Pozicionim strategjik në platformën ÇIKA
Vendosje e menduar për të rritur dukshmërinë përballë një audience aktive dhe të angazhuar.
• Shfaqje e përfitimit për anëtarët (15%)
Anëtarët informohen qartë për përfitimin ekskluziv prej 15%, duke orientuar zgjedhjen drejt shërbimeve tuaja.
• Fleksibilitet në përmbajtje
Mundësi për të përditësuar ofertat në çdo kohë, duke ruajtur gjithmonë një prezencë të kuruar dhe konsistente.
Ideale për
Marka që synojnë të rrisin dukshmërinë dhe të diferencohen brenda kategorisë së tyre.
Akses i rezervuar përmes aplikimit.
€ 5500 në vit
Çfarë përfshin :
Partner Elite
Kontrate 1 vjeçare
• Listim i markës në Marketplace ÇIKA (Web & App)
Marka juaj prezantohet në mënyrë të integruar në të gjithë ekosistemin ÇIKA.
• Pozicionim i spikatur në nivelet më të larta të platformës
Dukshmëri maksimale në seksionet më strategjike dhe me impakt të lartë.
• Faqe premium e dedikuar për markën
Një prezantim i avancuar, i kuruar dhe i menaxhuar në standardet ÇIKA.
• Badge “Verified Community Partner”
• Pozicionim strategjik në të gjithë platformën
Vendosje e menduar për të maksimizuar ekspozimin ndaj një audience aktive dhe të angazhuar.
• Shfaqje e përfitimit për anëtarët (15%)
Komunikim i qartë i përfitimit ekskluziv për anëtarët ÇIKA.
• Prezencë gjatë ÇIKA Live Trainings
Logoja e markës suaj shfaqet gjatë seancave live.
Të gjitha trajnimet regjistrohen dhe mbeten në platformë, duke siguruar ekspozim të vazhdueshëm në kohë.
• Highlight rotativ në aplikacion
Deri në 2 ditë në muaj.
• Intervistë CEO në “ÇIKA Wellness Podcast” me Albana Osmani
E disponueshme pas minimumi 6 muajsh partneritet aktiv Elite.
Realizohet një herë në vit. Jo e transferueshme dhe jo e rimbursueshme.
• Product placement & bashkëpunime
Çdo integrim produkti ose prezencë në Live Trainings realizohet përmes marrëveshjeve të veçanta, në bazë të përputhjes strategjike.
• Fleksibilitet në përmbajtje
Mundësi për të përditësuar ofertat në çdo kohë, duke ruajtur një prezencë të kuruar dhe konsistente.
Ideale për
Marka premium që synojnë autoritet, dukshmëri maksimale dhe një pozicionim të drejtpërdrejtë brenda ekosistemit ÇIKA.